(www.radicalparty.org) DOCUMENTS ON: RADICALS / DOC.TYPE: LETTERS
send this page | invia questo testo


08/10/2002 | Marco Perduca: Komunikata e dytė e Kryetarėve tė Partisė Radikale Transnacionale pėr thirrjen e Kongresit nė Tiranė

Tė dashur miq e shokė,

mė 26 shtatorin e kaluar, gjate njė seance nė Gjykaten per ish-Jugosllavine, Sllobodan Milosheviēi pėrmendi Emma Bonino-n, duke manipuluar deklaratat e bėra shtatė vjet mė parė me rastin e masakrave tė Srebrenicės. Nė tė vėrtetė, mė 15 korrik 1995, Emma Bonino kishte denoncuar regjimin serb pėr gjenocid dhe pėr zhdukjen e rreth 15 mijė muslimanėve. Kėto denoncime u bėnė nė kohen qė Emma ishte ne enklaven muslimane te Tuzllės per tė parė situatėn e refugjatėve tė Srebrenicės. Emma kėrkoi tė replikonte formalisht nė Hagė pėr shpifjet e Milosheviēit, i akuzuar per krime kunder njerėzimit dhe gjenocid mė 1999 si pasojė e njė mobilizimi botėror tė lanēuar nga Partia Radikale Transnacionale dhe nga Nuk ka Paqe pa Drejtėsi...


Kėto javė, duke nderprerė qendrimin e saj ne Kajro, Emma mori pjesė nė Forumin e parė Botėror tė grave mbi globalizimin dhe takoi nė Nju Jork Kofi Annan-in bashkė me funksionarė tė tjerė tė Kombeve te Bashkuara, per t’iu bėrė tė njohur, midis tė tjerash, organizimin e njė fushatė nderkombetare kundėr gjymtimeve gjenitale femėrore, tė nisur nė 8 marsin e kaluar – gjė qė nuk eshte permendur kurre nė shtypin italian – qė do ta shohė tė impenjuar vitin e ardhshem nė Afrikė bashke me Nuk ka Paqe pa Drejtėsi..
Nga 9 tetori Emma udheheq vėzhguesit ndėrkombetarė qė do tė monitorizojnė zgjedhjet nė Ekuador

Njė vit pas arrestimit tė Olivier Dupuis nė Vietnam dhe tė shokėve e drejtuesve tanė radikalė nė Laos , kėto pak ditė qė na ndajnė nga kongresi ynė i Tiranės dhe per ta pergatitur e mbushur atė me iniciativė politike , kemi organizuar njė seminar mbi mohimin e lirive nė Vietnam, Laos e Birmani, duke angazhuar shoket tanė radikalė Vo Van Ai (zėdhėnės i Kishės Budiste tė Bashkuar tė Vietnamit), Wei Jingsheng (kryetar i Koalicionit Kinez tė Pėrtejdetit pėr Demokraci), Kok Ksor (Kryetar i Montagnard Foundation), Vanida Thephsuovanh (Kryetar i Levizjes Lao per tė drejtat e njeriut) tė cilėt prej vitesh luftojne pėr tė kthyer paqen nė vendet e tyre dhe pėr tė nisur nje proces demokratizimi

Bagazhi i luftrave dhe i shpresave qė kemi njohur, falė nismės sė padhunshme tė Olivier-it , ėshtė ushqyer me ngjarje tė jetuara dhe eshte pasuruar me aderime tė rendesishme , duke na imponuar midis pėrparėsive hapjen e nje fronti aziatik juglindor.

Mė 21 shtator tė ketij viti kemi marrė nismėn pėr njė ditė boterore tė luftės sė padhunshme per liri e demokraci edhe nė Vietnam. Sipas njoftimeve tė shokeve e miqve tane ka qėnė mobilizimi i parė popullor i realizuar nga jovietnamezė qė nga koha e luftės.

Dita e luftes sė padhunshme ėshtė pėrkrahur nga mbi 4000 vetė nga 103 vende dhe ka parė tė marrin pjesė nė manifestime, para pėrfaqėsive diplomatike tė Hanoit, qindra vetė nė dymbedhjetė qytete tė ndryshme,pėr t’i dhėnė fund luftės sė Vietnamit kunder lirisė e demokracisė, por edhe per tu imponuar institucioneve evropiane respektimin mėse tė nevojshem dhe urgjent tė legalitetit tė vet, me qėllim qė tė pėrdoret e ashtuquajtura klauzolė e „tė drejtave tė njeriut“ dhe qė tė garantohet siguria e tė drejtės.

Manifestimi mė i madh radikal i 21 shtatorit tė kėtij viti u organizua nė Washington falė pjesėmarrjes sė menjėhershme tė 600 montagnards-ve, 70 prej tė cilėve tė regjistruar nė Parti, nė tė cilin morėn pjesė Kok Ksor, Vo Van Ai, Wei Jingsheng dhe udheheqėsi antiprohibicionist Arnold Trebach.

Pikerisht Profesori Trebach, pas disa vitesh, vendosi tė rishkruhet nė Partinė Radikale Transnacionale dhe e bėri kėtė nė 26 qershorin e ketij viti pėr tė perkujtuar denjėsisht ditėn botėrore kunder drogės dhe pėr tė ripėrtėrirė marrėdheniet me militantėt antiprohibicionistė radikalė. Me tė dhe me tė tjerė qė ishin me ne nė fillim tė viteve Nentėdhjetė nė Lidhja Ndėrkombetare e Antiprohibicionistėve, vendosėm tė rilanēojmė LIA-n, pėr tė ripropozuar, filluar qė nga Evropa, reformėn e konventės sė OKB pėr drogat. Muajt e kaluar Marco Cappato ka lanēuar njė rrjet transnacional parlamentarėsh antiprohibicionistė per tė nisur nje mobilizim politik para vlerėsimit tė pesė vjetėve tė njė politike prohibicioniste tė Pino Arlacchi-t, qė OKB do tė bėjė nė pranverė tė vitit tė ardhshėm.

Prandaj, per tė aktivizuar LIA-n dhe pėr tė koordinuar nismat parlamentare, kemi thirrur me 15 e 16 tetor nė Parlamentin Evropian njė asamblč antiprohibicioniste, pėr tė rilanēuar nismėn sa tė pėrpiktė aq edhe konkrete pėr njė revizionim radikal tė konventave ndėrkombėtare mbi drogat.

Qė nga Kėshilli i pėrgjithshėm i Romės i korrikut te ketij viti kemi bere, veē tė tjerash, nje hop cilėsor nė drejtim tė kėrkimit e tė propozimit tė skenarėve pėr globalizimin e demokracisė. Nė Kongresin e Tiranes do tė duhet tė diskutojme e miratojme nje dokument qė tė mund tė paraqitet nė Seul muajin e ardhshem nga Emma Bonino, nė kuadrin e mbledhjes sė dytė tė „Community of Democtraties“. Pėr gjithė verėn, njė grupi ynė hulumtuesish, midis tė cileve edhe Profesori Ahmed Ziauddin dhe shoket Mariacarmen Colitti e Matteo Mecacci, kane punuar per pėrpilimin e nje dokumenti, tė cilin sė shpejti do ta

Publikojmė tė plotė on-line. Ky studim niset nga njė vėshtrim mbi organizatat e mjetet ekzistuese dhe pėrpunon njė sėrė propozimesh pėr njė organizim tė demokracive per demokracinė. Propozimi qė Emma do tu paraqesė 107 vendeve nė Seul, do tė jetė ajo qė do tė adoptohet nga Kongresi.

Nė Kongres do tė duhet edhe t’u japim vijim formal vendimeve tė marra nė sesionin e parė tė Gjenevės lidhur me formėn statutare tė Partisė, duke krijuar njė Senat ku tė ulen perfaqesuesit e shoqatave tė zones radikale

Nė tė njejtėn kohė, siē eshte deklaruar nė korrik, do tė duhet edhe tė rrėnjosim nismat pėr tė ardhmen dhe tė ngremė hipotezėn e kongresit tė jashtėzakonshėm nė New York nė prani tė dhjetra e dhjetra pėrfaqėsuesve tė popujve tė shtypur.

Nė siton tone web www.radicalparty.org jemi duke publikuar bocat e relacioneve dhe tė mocioneve tė pėrgatitura nga anėtarėt e Komitetit tė Presidentėve Danilo Quinto, Sergio Stanzani, Olivier Dupuis, Marco Cappato e Marco Perduca. Ju ftojmė t’i lexoni, bashkė me “dokumentet” e tjerė qė do tė nxjerrim para kongresit.
Tė marrėsh pjesė nė Kongresin e Tiranės do tė thotė tė marrėsh pjesė personalisht nė vendime qė ndertojnė tė ardhmen e Partisė Radikale Transnacionale, do tė thotė t’i japėsh forcė njė projekti politik, tė pranuar bashkė me shokė tė rinj tė rrugės, qė dėshiron tė imponojė njė aktualitet qė s’ka lidhje me mediat , me politikėn politizuese, me zonat e pushtetit, por qė ėshtė urgjent e i ngutshėm pėr miliona njerėz, ai i globalizimit tė lirisė, pra tė tė vetmes formė institucionale qė mund tė garantojė afirmimin e demokracisė

Eshtė me rendėsi tė paralajmėrohet menjėherė prania e secilit nė Tiranė dhe tė kalohet menjėherė nė prenotimin e vendeve , duke mbajtur parasysh kushtet e favorshme qė kemi siguruar.
Mirupafshim sė shpejti

Marco Perduca
Anėtar i Komitetit tė Presidentėve tė PRT

OTHER LANGUAGES
Marco Perduca: Seconda comunicazione del Comitato dei Presidenti del Partito Radicale Transnazionale per la Convocazione del Congresso di Tirana
Marco Perduca: Second letter from the Committee of Presidents of the Transnational Radical Party regarding the Congress in Tirana
Marco Perduca: Seconde communication du Comité des Présidents du Parti Radical Transnational pour la Convocation du Congrčs de Tirana
Segundo comunicado del Comité de Presidentes del Partido Radical Transnacional para la convocatoria del Congreso de Tirana