| 
               
                |  
                     Dita Nderkombetare e Luftes Gandiane 
                      - Paqesoreper Lirine dhe Demokracine edhe ne Vietnam
 21 shtator 2002
 |   APEL - DEKLARATE Kryetareve te shteteve dhe te qeverive ne te 
              gjithe boten
    
              PER TE NDALUAR LUFTEN KUNDER LIRISE DHE DEMOKRACISE NE VIETNAM    
              PER MBROJTJEN E TE DREJTES SE IDENTITETIT, FESE, ETNISE, 
              KULTURES DHE POLITIKES NE VIETNAM    
              PER RESPEKTIMIN NGA ANA E VIETNAMIT TE LIRIVE THELBESORE TE DREJTAVE 
              TE NJERIUT, CIVILE DHE POLITIKE   
              PER RESPEKTIMIN E PARIMIT TE LIGJSHMERISE DHE TE KLAUSOLES PER TE 
              DREJTAT E NJERIUT NGA ANA E QEVERISE VIETNAMEZE DHE BASHKIMIT EVROPIAN 
               Duke mare parasysh qe: 
 Vietnami vazhdon te jete nje nga vendet qe jane te bazuara ne sistemin 
              monist, ku "Fronti Vietnamez i Atdheut" (Vietnamese Fatherland Front) 
              ushtron nje kontroll te forte mbi shume sektore te jetes politike, 
              ekonomike, sociale dhe insituzionale, e konfirmuar kjo edhe ne zgjedhjet 
              e 28 Majit 2002 gjate te cilave vietnamezet nuk kane pasur te drejten 
              te zgjedhin as qeverine e tyre as edhe nje parti tjeter;
 
 Nenkomisioni i Organizates se Kombeve te Bashkuara (OKB) per minoritetet, 
              gjate sesionit te 75-te te tij, nenvizoi "preokupimet e tij persa 
              i perket informacioneve per kufizimin e te drejtes te lirise se 
              shtypit (...)" dhe "persa i perket mungeses se infomazionit te detajuar 
              mbi popullaten indigjene, vecanerisht per popullaten Dega (Montagnard)*, 
              ashtu edhe per masat e marra per t'u siguruar te drejten per te 
              ruajtur traditat e tyre kulturale (....) ashtu edhe per frenimin 
              lidhur me manifestimet dhe mbledhjet publike";
 
 Ne shkurt te 2001, manifestimet masive te minorancave etnike te 
              Malesise Qendrore Vietnameze, (Montagnard), qe protestonin kunder 
              konfiskimit te tokave te tyre te lashta, si edhe kunder persekutimeve 
              fetare, jane shtypur me ndihmen e ushtrise nga ana e autoriteteve 
              vietnameze;
 
 Montagnard-ve gjithmone e me teper u mohohen te drejtat e tyre te 
              identitetit fetar, etnik e kulturor. Gjithashtu dhunimet e te drejtave 
              civile e politike vazhdojne te shtohen gjithnje e me shume;
 
 Autoritetet vietnameze me veprimet e tyre shtypese ndaj shoqerise 
              vazhdojne te ushtrojne tortura, duke perfshire edhe elektroshokun, 
              zhdukjen e personave te arrestuar, shkaterrimin e kishave dhe objekteve 
              te shenjta, dhe u premtojne shperblime autoriteteve te Kamboxhias 
              per kapjen dhe riatdhesimin e refugjateve vietnameze;
 
 Autoritetet e Hanoit kufizojne ne menyre te ndjeshme perdorimin 
              e internetit dhe kane vene ne dukje deshiren per te ushtuar kontroll 
              dhe ndrydhje ne internet dhe ne pergjithesi ne teknologjine e re;
 
 Komisioni Evropian kohet e fundit ka adoptuar nje strategji te re 
              bashkepunimi me Vietnamin per periudhen 2002 - 2006, me nje financim 
              afersisht 162 milion Euro, ne te cilen pjese perberese eshte perkrahja 
              e te drejtave te njeriut dhe democracise. Ne ecurine e marreveshjes 
              midis BE dhe Vietnamit, edhe perse Parlamenti Europian ne disa raste 
              ka kritikuar dhunimet e te drejtave thelbesore dhe te te drejtave 
              civile te popullit vietnamez nga ana e autoriteteve te Hanoit, pak 
              ose aspak vemendje i eshte kushtuar persa i perket nxitjes te parimeve 
              demokratike dhe te te drejtave te njeriut.
 
 Ne vazhden e marreveshjeve te bashepunimit qe lidhin Bashkimin Europian 
              dhe Vietnamin, respektimi i parimive demokratike dhe te te drejtave 
              te njeriut, civile dhe politike dhe si rrejdhim i parimit te ligjshmerise 
              nga ana e autoriteteve te vendit nuk mund te konsiderohet me si 
              nje ceshtje lidhur vetem me Vietnamin, por duhet te behet nje ceshtje 
              qe i perket drejtperdrejte Bashkimit Evropian dhe qytetareve te 
              tij. Komisioni Evropain, ne pergjithesi e ka shmangur kete problem, 
              duke u nisur nga "Letrat e vendeve strategjike" lidhur me kete vend.
 
 Ne te nenshkruarit,
 
 PERKRAHIM
 
 Apelin ne favor te Demokracise ne Vietnam te Thich Quang Do, kryetar 
              i Kishes Budiste te Bashkuar te Vietnamit, qe do te lejonte realizimin 
              e nje demokracie te vertete dhe qe ka mbledhur perkrahjen e shume 
              personaliteteve nderkombetare dhe te me shume se 300.000 vietnamezeve.
 
 Apelin ndaj Qeverise se Hanoit, i nenshkruar nga 21 disidente Vietnameze, 
              qe "ikurajon Asamblene Kombetare per te respektuar te drejtat thelbesore 
              te garantuara nga Kushtetuta dhe kerkon nga komuniteti nderkombetar 
              te beje presion mbi Vietnamin derisa te respektoje dispozitat per 
              te drejtat e njeriut te deklarates Universale te te drejtave te 
              njeriut dhe te Konventes nderkombetare mbi te drejtat civile dhe 
              politike, qe Vietnami nga 1982 eshte pjesemarres.
 
 THELLESISHT TE SHQETESUAR
 
 Per fatin e te nderuarit Thich Tri Luc, anetar i Kishes Budiste 
              te Bashkuar te Vietnamit, nje refugjat i legalizuar ne Kamboxhia 
              dhe qe zyra ne Phnom Penh e Komisariatit te Larte te Organizates 
              se Shteteve te Bashkuara per refugjatet nuk ishte ne gjendje te 
              mblidhte informata qe nga 25 Korriku.
 
 Per rastin e doktor Nguyen Dan Que, qe me 11 Maj 1990, ne emer te 
              Levizjes Paqesore per te drejtat e njeriut, publikoi nje manifest 
              qe i kerkonte regjimit te Hanoit te respektonte te drejtat thelbesore 
              te njeriut, te pranonte nje sistem pluralist dhe t'i rikthente te 
              drejten popullit vietnamez per ta lejuar qe ai te zgjidhte vete 
              menyren e tij te qeverisjes nepermjet zgjedhjeve te lira. Doktori 
              Que u burgos dy here, nga Shkurti i 1978-s ne Shkurt te 1988-s dhe 
              nga Qershori i 1990-s ne Gusht te 1998-s, me nje shume totale 18 
              vjet, qe pjesen me te madhe te ketyreve viteve e ka kaluar ne izolim. 
              Tashme gjendet i arrestuar ne nje vend te panjohur.
 
 DENOJME
 
 - Arrestimin arbitrar te Nguyen Truc Cuong dhe te Nguyen Vu Viet, 
              niper te Atit Thaddeus Nguyen Van Ly.
 - Burgimin e shume te nderuarit Thich Huyen Quang, Patriak i Kishes 
              Budiste te Bashkuar te Vietnamit, i burgosur pa akuza dhe i pagjykuar 
              per 20 vjet. I liruar ne vitin 1997, akoma nuk eshte i autorizuar 
              te largohet nga vendi ku mbahet i burgosur. Gjithashtu te nderuarit 
              Thich Quang Do, i amnistuar me 1998-n mbas 20 vjeteve burgim, por 
              i denuar perseri me dy vjet burgim administrativ, mbasi ka tentuar 
              te kuroje Patriakun e semure.
 - Persekutimet qe jane bere kunder katolikeve, dhe vecanerisht burgimin 
              e atit Nguyen Van Ly, me 17 Maj 2001, kjo si rrejdhoje sepse predikoi 
              fene e tij.
 - Persekutimet e drejtuara kunder besimtareve te kishave "jo te 
              njohura" dhe vecanerisht te Kishes Cao Dai, Kishes Hoa Hao dhe Kishave 
              protestante.
 
 I KERKOJME
 
 Qeverise Vietnameze:
 
 - te ndjeke pa vonese rekomandimet e Nen-Komisionit te 75-te te 
              drejtave te njeriut te OKB-se.
 - te liroje te gjithe te burgosurit, dhe vecaneserisht shume te 
              nderuarin Thich Huyen Quang, te nderuarin Thich Quang Do, atin Li 
              dhe doktor Nguyen Dan Que.
 - te siguroje ushtrimin e plote te te drejtave civile e politike 
              dhe te te drejtave thelbesore ne perputhje me traktatet nderkombetare, 
              dhe vecanersiht persa i perket lirise se fese, gjithashtu edhe minoriteteve 
              etnike si Montagnards.
 
 Keshillit dhe Komisionit te Bashkimit Evropain
 
 - te heqe dore nga toleranca persa i perket keqesimit te vazhdueshem 
              te situates ekonomike, sociale, dhe instituzionale qe sipas marreveshjeve 
              te bashkepunimit duhej te kishte ecur drejt kushteve te respektimit 
              te te drejtave thelbesore dhe te te drejtave civile, politike dhe 
              njerezore.
 - t'i paraqese nje raport Parlamentit Evropian, perpara fundit te 
              2002-it, mbi masat e reja te adoptuara dhe t'i deklaroje qeverise 
              vietnameze qellimin e BE per procedurat e pezullimit te Marreveshjes 
              se bashkepunimit, nese qe nga ky moment deri ne fund te vitit 2002, 
              autoritetet vietnameze nuk do te kene marre ne konsiderate kerkesat 
              e paraqitura.
 
 Qeverive dhe Vendeve demokratike
 
 - te ndermarrin ne cdo menyre, ne cdo seli nderkombetare edhe ne 
              kuadrin e raporteve te tyre bilaterale, per t'i kerkuar Vietnamit 
              respektimin e ligjshmerise kombetare dhe nderkombetare ne fushen 
              e te drejtave themelore te njeriut duke u nisur nga te drejtat civile 
              dhe politike.
 - te ndermarre mbrojtjen e te drejtave dhe demokracise ne Vietnam 
              me rastin e Konferences se II-te te Ministrave te "Komunitetit te 
              Demokracive" qe do te mbahet ne Seul, nga 10 deri me 12 Nentor te 
              ketij viti, ne te cilin Ministrat e Puneve te Jashtme te me shume 
              se 100 vendeve te botes do te mblidhen per te diskutuar globalizimin 
              e demokracise.
 
 NENSHKRUAJ 
              APELIN
 MARR 
              PJESE ne Diten Nderkombetare te Luftes Gandiane - Paqesore
 - per te manifestuar perpara ambasades vietnamite te ....
 - per te marre iniciativen e meposhtme (per shembull, dergoj apelin 
              50 peronave te tjere, kontaktoj personalitete, parlamentare, gazetare, 
              mbaj nje greve urie me 21 shtator..., )
 
 
 *Montagnards - (frengjisht), malesor. Montagnard-et jane banoret 
              e Malesise Qendrore te Vietnamit. Fiset Montagnard-e Vietnameze 
              vetequhen edhe Populli i Deges
 
 
 
 |