(www.radicalparty.org) DOCUMENTS ON: DRUGS / DOC.TYPE: PARTY MEETINGS/SPEECHES
send this page | invia questo testo


09/10/2002 | MATERIAL MBI FUSHATĖN E PARTISĖ RADIKALE TRANSNAZIONALE DHE LIGĖS ANTIPROIBIZIONISTE NDĖRKOMBĖTARE PĖR REFORMIMIN E KONVENTAVE TĖ KOMBEVE TĖ BASHKUARA MBI DROGAT
Nga Marco Cappato e Marco Perduca

9 Tetor 2002

Gjatė dy dekadave tė shkuara, megjithė regjimin numerik predominues proibicionist, disa vende kanė braktisur kėtė tendencė dhe janė pėrpjekur tė pėrballen me ēėshtjen e drogės, duke reformuar legjislacionin e tyre dhe nė disa raste, duke vėnė nė jetė plane pilot, me synim pėr tė zvogėluar dėmin e shkaktuar nga lendėt narkotike.

Tė gjitha pėrpjekjet e bėra, me qėllim pėr tu pėrballur me ēėshtjet qė lidhen me drogėn, si: dekriminalizimi, depenalizimi dhe inkurajimi i programeve pėr shpėrndarjen e heroinės, nuk janė vetėm sporadike dhe tė brishta, por ato ndikohen negativisht edhe nga fakti se Shtetet kanė shumė pak hapsira pėr manovrime kur shtrohet problemi i reformimit tė legjislacionit tė tyre dhe politikave pėrkatėse, sepse atyre u duhet tu pėrmbahen dispozitave tė Konventave tė Kombeve tė Bashkuara mbi Narkotikėt tė viteve 1961, 1971 dhe 1988.

Konventat e Kombeve tė Bashkuara pėr Drogėn ndalojnė prodhimin, tregtimin dhe pėrdorimin e ēdo lende qė konsiderohet narkotike dhe njėkohėsisht kėrkojnė kriminalizimin e tė gjitha akteve qė lidhen me drogat. Pėrjashtimi i vetėm dhe i lejueshėm, por gjithmone Brenda disa kufijve, bėhėt pėr projektet mjeksore dhe kėrkimoro-shkencore. Konventat e Kombeve tė Bashkuara pėr Drogėn pėrbejnė arkitekturėn ndėrkombėtare proibicioniste.

Me qėllim qė tė ndiqej puna lidhur me kornizėn legjislative, komunuteti ndėrkombėtar ngriti Bordin Ndėrkombėtar pėr Kontrollin e Narkotikėve (INCB), si njė “organ kontrolli i pavarur dhe pothuaj-juridik, i ngritur nga traktati, pėr monitorimin e zbatimit tė traktateve ndėrkombėtare pėr kontrollin e drogės”. Vitet e fundit, nė mjaft raste, INCB-ja ka kritikuar ato Shtete qė zbatojnė projekte tė reduktimit tė dėmeve apo politika dekriminalizimi, duke bėrė deklarata lidhur me "promovimin e droges" nga vende qė janė duke u pėrballur me ēėshtjen e drogės, nėpėrmjet qasjeve tė reja, duke i etiketuar ato si lėvizje antiproibicioniste tė "rrezikshme", si dhe Anėtarė tė Parlamentit Europian, qė mbėshtesin politika alternative lidhur me drogat.

Nė raportin e saj tė vitit 2001, INCB-ja bėri paraqitjen e situates se Hollandės, lidhur me "operacionin e " kafeneve", tė cilat blejne, ruajnė dhe shesin produktet e kanabisit pėr pėrdorime jo mjekėsore, duke shkelur dispozitat e Konventės sė vitit 1961." Lidhur me ēėshtjen Zvicerane, INCB-ja ėshtė e mendimit se nėse do tė adoptohet njė legjislacion i ri, ai"nuk duhet tė jetė nė konformitet me traktatet ndėrkombėtare pėr kontrollin e drogės dhe, nė kėto kushte, ai do tė bjerė ndesh jo vetėm mė anėn formale por dhe me anėn mė thelbėsore tė objektivave tė traktateve ndėrkombėtare tė kontrollit tė drogės". Nė seksione tė tjera tė raportit pėr vitin 2001, ndėrsa verehen probleme tė ndryshimeve legjislative qė kanė tė bėjnė me dekriminalizimin e pėrdorimit personal tė kanabisit dhe akteve tė tjera tė pėrgatitura nga Italia, Luksenburgu, Portugalia, Spanja, Hollanda, Belgjika dhe Zvicra, ICNB-ja deklaron se" ėshtė shqetėsues fakti qė ndėrsa shumė vende nė zhvillim kanė shpenzuar mjaft resurse pėr tė luftuar trafikun e paligjshėm tė drogave, disa vende tė zhvilluara, nė tė njėjtėn kohė, janė duke toleruar kultivimin e tregtimin abuziv tė kanabisit." INCB-ja pėrbėhet nga "ekspertė" qė emėrohen nga Shtetet Anėtare tė Kombeve tė Bashkuara, mbi bazėn e ekspertizės sė tyre nė kėtė fushė dhe ata zgjidhen mbi baza rajonale. Vetėm Shtetet Anėtare te Kombeve tė Bashkuara mund tė diskutojnė kompetencen dhe njohuritė e tyre ne kėto ēėshtje.

Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Kontrollin e Drogės( UNDCP), me seli nė Vjenė, ėshtė njė organ tjetėr i Kombeve tė Bashkuara, i cili ėshtė ngritur pėr tė zbatuar programet e adoptuara nga Komisioni i Kombeve tė Bashkuara mbi Narkotikėt dhe qė ėshtė nė fakt njė nėn grup i Kėshillit Social dhe Ekonomik tė Kombeve tė Bashkuara ( ECOSOC). Nėn drejtimin e drejtorit tė mėparshėm ekzekutiv, UNDCP-ja ishte pėrgjegjėse pėr pėrgatitjen e dokumentave qe u prezantuan nė njė sesion special tė Asanblesė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, e thirrur pėr te debatuar rreth ēėshtjes sė drogės. Ky Forum, i cili u mbajt nė seline e Kombeve tė Bashkuara, nė Nju Jork, nė qershor 1998, diskutoi nėn sloganin: " Njė Botė tė ēliruar nga Droga- Ne mund ta bėjmė" dhe nė fund tė punimeve adoptoi njė deklaratė, e cila lidhej me disa programe te ērrėnjosjes sė bimėve narkotike dhe tė alternativave tė zhvillimit dhe bashkpunimit nė fushėn juridike, duke u marrė me probleme tė tilla si: krimi ndėrnacional dhe pastrimi i parave.
Duhet nxjerrė nė pah se duke bėrė tė njohur mandatin e saj, UNDCP-ja, jo vetėm qė vendosi marrėdhėnie bashkpunimi me vendet jo komuniste si: Kina, Vietnami, Laosi, Burma e Afganistani i Talebanėve, nuk e ka parė realizimin e kėtij bashkpunimi mbi bazėn e " efektivitetit te kostos", por ajo i vlerėsoi kėto regjime pėr pėrpjekjet e tyre kundėr drogės, pa marrė parasysh mjetet e vėna nė pėrdorim kundėr saj, mjete tė cilat pėrfshijnė edhe dėnimin me vdekje pėr konsumuesit e drogės. Me 1994, Partia Radikale Transnacionale (TRP) dhe njė organizate “ad hoc” qė ajo kishte themeluar, Liga Ndėrkombėtare Antiproibicioniste (IAL), e njohur edhe si LIA, publikuan njė analizė tė thellė tė tė gjithė traktateve ndėrkombėtare tė kontrollit tė drogės. Ky studim tregoi se asnje lloj draft ligji apo projekti pilot, qė synonte legalizimin e ndonjė droge, nuk mund tė tentohej, pėrderisa korniza ligjore ndėrkombėtare te mbetej e pandryshuar. Pėr shėmbull, tė marrim edhe njė herė shėmbullin Italian, pėr hir tė qartėsisė, ku referendumi, i cili nėpėrmjet njė numri amendamentesh, propozonte legalizimin e kanabisit dhe pėrdorimin me rekomandim nga mjeku tė heroines, u hodh poshtė mė 1995 dhe 1996 nga Gjykata Kushtetuese, duke u mbėshtetur nė Konventat e Kombeve tė Bashkuara. Ky ishte nje vendim qė konsolidoi tendencėn shqetėsuese qė synonte tė zgjeronte fushėn e veprimit tė regjimit antiproibicionist nga kontrolli i drogės tek frenimi i lirisė sė shprehjes.

Reforma ligjore mbi drogėn dhe programet e reduktimit tė rrezikut gjejnė njė pengesė tė pakapėrxyeshme tek Konventat e Kombeve tė Bashkuara. Rishikimi radikal i kėtyre dokumentave shndėrrohet nė njė bazė tė vėrtetė pėr ēdo qasje alternative, pėr ēdo ēėshtje qė lidhet me problemin e drogės.

KONVENTAT E KOMBEVE TĖ BASHKUARA

Politikat e drogės nė nivel ndėrkombėtar trajtohen nga tre Konventa tė Kombeve tė Bashkuara: Konventa e Vetme mbi Drogat Narkotike e vitit 1961, Konventa mbi Substancat Psikotropike e vitit 1971 dhe Konventa Kundėr Trafikut Ilegal te Drogave Narkotike, e vitit 1988. Konventa e pare nėnvizon arkitekturėn ndėrkombėtare proibicioniste, dy tė tjerat plotėsojne dhe perforcojne tė gjitha masat pėr tė "konturuar" aktivitetet lidhur me drogėn.

Nė Preambulėn dhe nė vetė tekstin e Traktatit, konkretisht neni 4 i Konventės sė Vetme mbi lendėt narkotike, e vitit 1961, deklarohet qartė se:
" zotėrimi, pėrdorimi, tregtimi, shpėrndarja, importimi, eksportimi, manifakturimi dhe pėrdorimi i drogave ėshtė ekskluzivisht i kufizuar pėr qėllime mjekėsore dhe shkencore".
Me fjalė tė tjera, Konventa e parė ndėrkombėtare vendosi masa pėr ndalimin dhe represionin e drogave tė paligjshme nė mbarė botėn. Mė qėllim qė tė arrihej ky rezultat, Palėt nė kėtė Konventė, vendosėn parime udhėzuese, zbatimi i tė cilave i u besua organeve ndėrkombėtare tė kontrollit. Konventa e vitit 1961 pėrfshin klasifikimin e drogave narkotike nė katėr kategori:

Kategoria e I-rė, pėrfshin opiumet natyrore dhe gjysem sintetike, derivate tė kokas dhe kanabisit, si dhe njė numėr substancash tė tjera sintetike.

Kategoria e II-tė, pėrfshin substancat pėr qėllime mjeksore dhe qe kėrkojnė njė kontroll mė pak rigoroz nė raport me rrezikun e pakėt qė sjellin, kur me to abuzohet. Ketu futen substanca opiumi natyral dhe sintetik.

Kategoria e III-tė, pėrfshin preparatet farmaceutike tė pėrgatitura nga substanca qė nuk sjellin dėme.

Kategoria e IV-tėrt, pėrfshin disa droga nga skedari i I-rė, tė menduara tė jenė veēanėrisht tė rrezikėshme dhe qė janė me vlerė jashtėzakonisht tė kufizuar terapeutike. Kėtu pėrfshihen opiumet semi sintetike e sintetike (heroina, si dhe kanabisi dhe rreshira e kanabisit).

Konventa e Vetme mbi Drogat Narkotike mė pas u pasua nga dy dokumenta shtesė: Konventa e Vjenės e vitit 1971, mbi Substancat Psikotropike dhe Konventa e Kombeve tė Bashkuara Kundėr Trafikut Ilegal tė Drogės dhe Substancave Psikotropike e vitit 1988. Kėto dokumenta proibicioniste formuan deklaratėn "Luftė Ndėrkombėtare ndaj Drogave". E para vendosi nje kontroll paraprak ndėrkombėtar, i cili ishte mė pak rigoroz pėr substancat psikotropike, pėrgjithėsisht tė prodhuara nga kompani farmaceutike, ndėrkohė qė dy tė tjerat kompletuan kornizėn ndėrkombėtare proibicioniste, duke mbuluar tė gjitha substancat e konsideruara narkotike.

PROPOZIMET PĖR REFORMIM

Studimi i pėrmendur mė sipėr, i pėrgatiutur nga TRP-ja e LIA, identifikoi modifikime tė mundshme nė Komventat e Kombeve tė Bashkuara. Studimi evidentoi se si proēedura e modifikimit te Konventės sė Vetme kėrkonte qe Shtetet pjesmarrese tė mund ti drejtoheshin ECOSOC-it, duke i dhėnė kėsaj tė fundit njė rol kyē nė kėtė proēedurė. Nė tė njėjtėn kohė, ekzistojnė edhe mekanizma tė tjerė, tė cilėt mund tė vihen ne veprim nga agjenci tė tjera tė Kombeve tė Bashkuara.

Nė fakt, teksti i Konventės specifikon qė ECOSOC-i "mund tė vendosė" ose "duke thirrur njė Konferencė pėr tė rishikuar Konventėn e vetme" ose " duke paraqitur amendamentin pėr aprovim direkt tė Palėve pjesmarrese". Amendamentet kyēe qė u menduan si mė tė mundshme nė studimin e TRP-sė/LIA-s, mund tė ndahen nė dy kategori:

- E para, pėrfshin amendamentet qė synojnė pėrfshirjen nė tregun e lirė, pėrveē narkotikėve mjekėsore e shkencorė, edhe tė pėrdorimeve tė tjera tė kontrolluara ose rregulluara nga Shtetet;

- E dyta, pėrfshin amendamente qė synojnė modifikimin e klasifikimit tė disa nga substancat e listuara nė skedarėt e mesipėrm, si kanabisi, gjethja e kokės ose heroina (sipas recetės sė mjekut). Pėr shėmbull, njė amendament mund tė pėrjashtojė derivatet e kanabisit nga skedari I-rė dhe i IV-tėrt i Konventės sė vitit 1961 dhe ti riklasifikojė ato nėn skedarin e IV-tėrt tė Konventės sė vitit 1971, sė bashku me hipnotikė e qetėsues tė tjerė.

Hartimi i propozimeve tė amendamenteve tė mesiperme do tė sillte nisjen e njė proēedure qė do tė pasohej me thirrjen e njė Konference Ndėrkombėtare, tė cilės do i kėrkohej tė bėnte reformimin e vetė Konventave te Kombeve tė Bashkuara.

Pėrsa i pėrket Konventės sė vitit 1988, qė ka pasur si objektiv kryesor forcimin e tė gjitha aspekteve tė proibicionizmit (gjithashtu edhe nė nivel konsumi, duke vendosur edhe revokimin e detyrimit tė provės pėr personat e dyshuar pėr mbajtjen e substancave tė ndaluara), u mendua si jo e amendueshme, kėshtu qė e vetmja mėnyrė e mundshme pėr tė proēeduar mė tej do tė ishte denoncimi i tij nga njė numer substancial Palėsh pjesmarrese.

FUSHATA

Me qėllim qė tė arrihet objektivi i fillimit tė procesit tė reformimit ose denoncimit tė Konventave tė Kombeve tė Bashkuara mbi Drogat, duhet ndėrmarrė njė pėrpjekje ndėrkombėtare e koordinuar, duke targetuar publikun e gjerė dhe vendim marėsit nė Qeveritė dhe Parlamentet e rajoneve tė caktuara tė globit. Tė gjitha aktivitetet duhet tė synojnė pėrgatitjen e njė klime tė pėrshtatshme tė pėrgjithshme dhe nė hartimin e tė gjitha dokumentave tė nevojshme pėr tė filluar procesin e reformės, si nė nivel kombėtar ashtu dhe nė nivel ndėrkombėtar.

Momenti mė i pėrshtatshėm pėr tė ndėrmarrė nė publik kėtė fushatė ėshtė Prilli 2003, kur Komisioni i Kombeve tė Bashkuara pėr Drogat Narkotike do tė mbledhė nė Vjenė njė segment ministror ad hoc, pėr tė vlerėsuar impaktin e planeve tė Veprimit tė adoptuara nga Sesioni Special i Asamblesė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara (UNGASS) nė mbledhjen e tij tė vitit 1998.

Nė fakt, mė 8 qershor 1998, nėn drejtimin e Drejtorit Ekzekutiv tė UNDCP, z. Pino Arlacchi, UNGASS, miratoi qėllimin e eleminimit, ose reduktimit sinjifikativ, tė kėrkesės dhe furnizimit me drogė brenda dhjetė vjetėsh. Vlerėsimi "mid-term" i Prillit 2003 do tė ishte momenti mė i pėrshtatshėm pėr tė sjellė nė vėmėndje tė opinionit publik ndėrkombėtar dėshtimet e pese viteve tė para tė politikave tė UNDCP dhe tė avancohet me tej me propozime pėr tė reformuar Konventat e Kombeve tė Bashkuara, sipas linjave tė ilustruara mė sipėr.

Situata aktuale ndėrkombėtare, nė lidhje me ēėshtjen e drogės, mund tė sugjerojė se do tė ishte realiste tė parashikohej qė njė grup i vogėl Shtetesh, duke filluar me njė pėrzgjedhje kryesisht nga vende Europiane, sė bashku me Kanadanė, Australinė dhe tė tjera, mund ta ngrejė formalisht ēėshtjen nė organet kompetente tė Kombeve tė Bashkuara. Mundet gjithashtu qė nje debat ndėrkombėtar pėr tė reformuar Konventat e Kombeve tė Bashkuara mund tė sjellė pasoja tė paparashikuara nė rajone tė tjera si: Amerika Qendrore e Latine dhe Karaibet.
OTHER LANGUAGES
CONCEPT PAPER FOR CAMPAIGN BY THE TRANSNATIONAL RADICAL PARTY AND THE INTERNATIONAL ANTIPROHIBITIONIST LEAGUE TO REFORM THE UN CONVENTIONS ON DRUGS
By Marco Cappato and Marco Perduca
CONCEPT PAPER PER LA CAMPAGNA DEL PARTITO RADICALE TRANSNAZIONALE E DELLA LEGA ANTIPROIBIZIONISTA INTERNAZIONALE PER UNA RIFORMA DELLE CONVENZIONI DELLE NU SULLE SOSTANZE STUPEFACENTI
di Marco Cappato e Marco Perduca
PROYECTO DE LA CAMPAŃA PARA REFORMAR LAS CONVENCIONES DE LA ONU SOBRE DROGAS
Por Marco Cappato y Marco Perduca
CONCEPT PAPER POUR LA CAMPAGNE DU PARTI RADICAL TRANSNATIONAL ET DE LA LIGUE ANTIPROHIBITIONNISTE INTERNATIONALE POUR UNE REFORME DES CONVENTIONS DES NATIONS UNIES SUR LES STUPEFIANTS
par Marco Cappato et Marco Perduca