(www.radicalparty.org) DOCUMENTS ON: RADICALS / DOC.TYPE: PARTY MEETINGS/SPEECHES
send this page | invia questo testo


16/10/2002 | Boca dhe Mocionit
nga Marco Perduca

Comment this document, click here
Esprimi la tua opinione su questo documento, clicca qui



(the document is currently under revision by the author)


Partia Radikale Transnacionale

Duke kujtuar qė nė hyrjen e statutit tė vet ajo shpall tė drejtėn dhe ligjin, tė drejtėn dhe ligjin edhe (nė kuptimin) politik tė Partisė Radikale dhe, pėr respektimin e tyre, pėrcakton burimin e pashmangshėm tė ligjshmėrisė sė institucioneve,

duke ripėrtėrirė thirrjen e vet pėr detyrėn e mosbindjes, pėr mosbashkėpunim, kundėrshtim ndėrgjegjeje, pėr format mė tė larta tė luftės sė padhunshme pėr mbrojtjen me jetė tė jetės, tė sė drejtės, tė ligjit.

Duke i bėrė thirrje edhe njė herė vetes, si dhe ēdo personi qė dėshiron tė shpresojė nė jetėn dhe nė paqen, nė drejtėsinė dhe nė lirinė, pėr respektimin rigoroz, pėr mbrojtjen aktive tė dy ligjeve themelore siē janė: Deklarata e tė Drejtave Njerėzore dhe Konventa Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut, si dhe tė Kushtetutave tė Shteteve qė respektojnė parimet qė pėrmbahen nė tė dy kartat;

duke shpallur liritė themelore tė pėrmbajtura nė Marrėveshjen Ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut e tė drejtat civile e politike, qė faktikisht kodifikojnė njė tė drejtė pėr demokraci ndėrkombėtarisht tė njohur nga mbi 140 qeveri;

dhe nė mėnyrė tė veēantė, duke pėrvetėsuar hyrjen e Marrėveshjes nė pjesėn ku afirmohet qė "Statuti i Kombeve tė Bashkuara u imponon shteteve detyrimin qė tė inkurajojnė respektimin e zbatimin e tė drejtave e lirive tė njeriut" dhe qė "individi, meqėnėse ka detyrime ndaj tė tjerėve dhe ndaj bashkėsisė sė cilės i pėrket, duhet tė pėrpiqet per tė inkurajuar dhe respektuar tė drejtat e njohura nga Marrėveshja"

Denoncon se:

- pas 50 vjetėsh deklaratash universale, traktatesh ndėrkombėtare e rajonale, deklaratash marrėveshjeje qė sanksionojnė pėr qeveritė e gjithė botės detyrimin pėr tė respektuar liritė themelore tė njeriut, pas 50 vjetėsh indiference politike, ligjore, njerėzore dhe humanitare ndaj secilit qė nuk i zbaton ato, ndaj secilit qė i shndėrron nė deklarata fjalėshumė thjesht tė tipit urdhėrues, domethėnė nė jo-ligje, duhet kaluar nga e drejta "e shpallur" nė tė drejtėn e aplikuar, duke u bėrė tė fortė nėpėrmjet jodhunės dhe nėpėrmjet pėrdorimit tė institucioneve demokratike e liberale, tė vetmet qė kanė qenė nė gjendje tė garantojnė njė zhvillim tė lirė e tė begatė nė historinė e tashme tė njerėzimit;
- me njė rregullsi alarmuese nė vendet e Evropės kontinentale vėrehet njė erozion shqetėsues i demokracisė nėpėrmjet shkeljes sė ligjshmėrisė nga ana e vetė institucioneve shtetėrore qė duhet, pėrkundrazi, tė bėheshin garant pėr to, erozion i ligjshmėrisė qė ka pasoja pėr jetėn e miliona qytetarėve dhe qė minon nė themel besueshmėrinė ndėrkombėtare tė Evropės dhe tė institucioneve tė saj;
- Vendimet e Gjykatės evropiane pėr tė drejtat njerėzore ngelen, nė pjesėn dėrrmuese tė rasteve, tė papėrfillura, d.m.th. letėr e vdekur, duke rrezikuar asgjėsimin e njė institucioni
- i pari me juridiksion mbi tė drejtat civile e politike, pra edhe njerėzore - qė nė letėr do tė ishte i pajisur me tė gjitha karakteristikat e nevojshme pėr realizimin e mandatit qė duhet tė pėrmbushė;

Partia Radikale Transnacionale, per tė lanēuar njė alternativė ndaj situatave tė njė konsolidimi alarmues tė paligjshmėrisė institucionale tė demokracive reale dhe pėr tė organizuar luftėn politike tė atyre qė besojnė nė lirinė individuale dhe qė shohin nė dialogun me institucionet, nėpėrmjet aktivizimit tė mekanizmave tė ligjshmėrisė, njė instrument tė nevojshėm, por jo tė mjaftueshėm, tė veprimit tė vet politik,

afirmon nevojėn e njė mobilizimi pėr t'u kujtuar institucioneve ndėrkombėtare, duke filluar nga ato evropiane, parimin e vet tė ligjshmėrisė, me qėllim qė tė imponohet siguria e sė drejtės nė xhunglėn e ligjeve, qė ėshtė ligji i vėrtetė i xhunglės;

nė kėtė kuadėr pėrshendet debatin nė kongres pėr dokumentin e paraqitur nga Komiteti i Presidentėve qė pėrmban propozimet e njė zhvillimi tė mundshėm tė njė organizimi tė demokracive pėr afirmimin dhe promovimin e demokracisė dhe pėrgėzon zgjedhjen e propozimeve pėrfundimtare (...) i jep mandat Emma Bonino-s qė ta ēojė kėtė propozim, nė emėr tė Partisė Radikale Transnacionale, nė mbledhjen e dytė tė Community of Democracies qė do tė mbahet nė Seul nga 10 deri mė 12 nėntor , me shpresėn qė ai tė mund tė kontribuojė nė debatin qė do tė zhvillohet midis pėrfaqėsuesve tė 107 qeverive si dhe tė qindra organizatave joqeveritare.

angazhohet menjėherė qė t'i vazhdojė faktikisht propozimet e bėra nė Tiranė, duke u pėrpjekur qė gjatė muajve tė ardhshėm tė fillojė njė aksion qė do tė synojė organizimin e njė bėrthame tė parė tė vendeve demokratike, nė mėnyrė qė mbledhja e Santiago-s 2004 e Community of Democracies tė mund tė ketė karakteristikat e njė summit-i demokracish qė pasurohen duke shkėmbyer pėrvojat dhe rrugėt e ndjekura tė cilat, nga paslufta deri mė sot, kanė bėrė qė Evropa dhe Amerikat tė pajiseshin me mjete e mekanizma pėr ndėshkimin e shkeljeve tė tė drejtave themelore tė njeriut, me qėllim pėr tė rishikuar nė mėnyrė radikale marrėdhėniet ndėrkombėtare midis shteteve e midis shtetit dhe qytetarit.

Edhe pėr kėtė qėllim, uron qė pėr zgjedhjet evropiane tė 2004-ės tė arrihet nė krijimin e njė Transpartie radikale evropiane pėr Shtetet e Bashkuara tė Evropės dhe tė Amerikės, e inkuadruar nė Partinė radikale Transnacionale, si njė mjet qė mund t'i shėrbejė hapjes sė fronteve tė lirisė, tė demokracisė, pėr sigurinė e sė drejtės nė tė gjitha ato vende qė kanė vendosur tė bashkohen nė Bashkimin Evropian - e para organizatė e vendeve demokratike - pėr tė riaktualizuar, duke i forcuar, parimet frymėzuese tė Manifestit tė Ventonene-s

I bėn thirrje gjithė qytetarėve tė shteteve anėtare tė BE dhe atyre tė vendeve, tė cilat priten tė hyjnė nė tė, qė do tė arrihen nga ky vendim i kongresit, me qėllim qė tė mobilizohen menjėherė pėr tė krijuar kushtet politike, ekonomike e financiare tė nevojshme pėr krijimin e komiteteve elektorale pėr Transpartinė radikale evropiane pėr Shtetet e Bashkuara tė Evropės e tė Amerikės, inkuadruar nė Partinė radikale Transnacionale. Afati i zgjedhjeve evropiane tė 2004-ės paraqet njė rast tė parė tė rėndėsishėm pėr tė nisur organizimin, edhe elektoral, tė atyre qė mendojnė se vetėm nėpėrmjet afirmimit tė tė drejtave historikisht tė natyrshme dhe tė demokracisė politike mund tė afirmohet ndėrgjegjja individuale dhe tė kihet kėshtu e drejta pėr jetėn dhe jo thjesht pėr ekzistencė.
OTHER LANGUAGES
Bozza di mozione
di Marco Perduca
Draft Motion
by Marco Perduca
Borrador de moción
de Marco Perduca
Projet de Motion
par Marco Perduca