(www.radicalparty.org) DOCUMENTS ON: RADICALS / DOC.TYPE: PARTY MEETINGS/MOTIONS
send this page | invia questo testo


04/11/2002 | GENERAL MOTION APPROVED BY THE 38TH CONGRESS OF THE TRP

Partia Radikale Transnacionale

Falenderon Qeverinė dhe autoritetet shqiptare pėr mikpritjen dhe pėr mundėsinė qė i dhanė pėr mbajtjen e Kongresit nė Tiranė si edhe pėr pjesėmarrjen aktive nė punime;

Duke rikujtuar mocionin e pėrgjithshėm tė miratuar me rastin e sesionit tė parė tė Kongresit tė 38-tė, pėrshėndet nė mėnyrė tė vecantė pėrfaqėsuesit dhe eksponentėt e popujve tė shtypur qė kanė zgjedhur Partinė Radikale Transnacionale, me objektivin e saj pėr tė formuar njė Organizatė Botėrore tė Demokracisė, si mjet themelor edhe pėr frontet e tyre tė betejės pa dhunė pėr afirmimin e tė drejtave tė njeriut, tė drejtave civile e politike;

Duke kujtuar qė nė parathėnien e statutit tė vet shpallet e drejta dhe ligji, te drejta dhe ligje edhe politike tė Partisė Radikale dhe qė, nėpėrmjet respektimit tė tyre vihet nė dukje burimi i pakapėrcyeshėm nga rrjedh legjitimiteti i institucioneve;

Duke rinovuar thirrjen e saj pėr detyrėn ndaj mosbindjes, ndaj mosbashkėpunimit, ndaj kundėrshtimit sipas ndėrgjegjes, ndaj formave mė tė larta tė betejės pa dhunė pėr mbrojtjen me jetė tė jetės, tė sė drejtės, tė ligjit;

Duke i bėrė thirrje edhe njė herė vetvetes dhe cdo personi qė dėshiron tė shpresojė nė jetėn dhe paqen, nė drejtėsinė dhe lirinė, qė tė respektojė, tė mbrojė aktivisht dy ligje themelore si: Deklaratėn e te Drejtave tė Njeriut dhe Konventėn Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut, si edhe Kushtetutat e Shteteve qė respektojnė parimet, tė cilat pėrfshihen nė dy Kartat;

Duke marrė parasysh se:

Hyrja nė fuqi e Statutit tė Romės mė 1 korrik 2002 paraqet kurorėzimin e projektit politik pėr lindjen e Gjykatės Penale Ndėrkombėtare promovuar nga Partia Radikale Transnazionale e nga "Nuk ka paqe pa drejtėsi" nė korrik 1993, nė indiferencėn e plotė tė atėhershme tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare, pėr tė pajisur tė drejtėn dhe institucionet ndėrkombėtare me mjete juridike tė pėrshtatshme pėr tė garantuar zbatimin e normave ekzistuese pėrsa i pėrket genocidit, krimeve tė luftės dhe krimeve kundėr njerėzimit;

Fushata ndėrkombėtare e nisur nė 1993 nga Partia Radikale Transnacionale dhe nga "Askush tė mos prekė Kainin" pėr pezullimin e dėnimit me vdekje nė tė gjithė botėn do tė ketė njė moment mobilizimi tė madh me rastin e Asamblesė tė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara tė vitit tė ardhshėm, me qėllim qė Bashkimi Evropian tė vendosė qė tė paraqesė dhe tė propozojė pėr votim njė rezolutė qė tė realizojė kėtė objektiv;

Qė prej 50 vjetėsh institucionet mė tė mėdha ndėrkombėtare dhe rajonale, duke filluar nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara, kanė miratuar Deklarata universale, traktate ndėrkombėtare dhe deklarata me tė cilat sanksionojnė ekzistencėn e tė drejtave tė njeriut, tė drejtave civile dhe politike, pėr tė gjithė njerėzit qė banojnė nė planet, dhe qė gjithnjė nuk respektohen nga pjesa mė e madhe e shteteve;

Nė mėnyrė sistematike, mjaft alarmuese, asistojmė erozionin shqetėsues tė demokracisė nėpėrmjet dhunimit tė parimit tė ligjshmėrisė mbi tė cilin janė ndėrtuar vendet e demokracisė sė vėrtetė ;

Mendon qė

Ndėrhyrjet e tipit ushtarak, tė cilat janė nganjėherė tė nevojshme pėr tė garantuar paqen dhe sigurinė ndėrkombėtare e qė mund tė realizohen nga shtetet e vecanta, nga NATO, ose me mandatin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, nuk janė mė tė pėrshtatshme pėr nevojat, qė tashmė nuk mund tė shtyhen mė tej, pėr promovimin e demokracisė dhe tė lirisė aty ku janė nė fuqi regjimet totalitare, diktatoriale dhe autoritare ;

Vendet e demokracisė sė vėrtetė qė bėjnė pjesė nė NATO, duke filluar nga mbledhja e ardhshme e Kėshillit tė Atllantikut qė do tė mbahet nė Pragė nga 21 deri mė 22 nėntor, duhet t'i bashkangjisin analizės dhe zhvillimit tė armėve dhe strategjive ushtarake tradicionale, promovimin e demokracisė si strategji me pėrparėsi pėr tė luftuar dhe mundur nė mėnyrė tė qėndrueshme ata qė kryejnė atentate kundėr paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare ;

Duhet tė promovohet njė organizim botėror i demokracive qė tė ketė si politikė me pėrparėsi, pa e shtyrė mė, krijimin e njė Organizate Botėrore tė Demokracisė, si mjet nė gjendje tė zbatojė efektivisht normat juridike ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut, tė cilat, nėse do tė vazhdojnė tė mbeten nė letėr, paralajmėrojnė tragjedi tė reja njerėzore dhe humanitare pėr pjesėn mė tė madhe tė popullsisė qė banon nė planet ;

Objektivi i lindjes sė njė Organizimi Botėror tė Demokracive per krijimin e njė Organizate Botėrore tė Demokracisė pėrfaqėson tė vetmin mjet tė aftė pėr t'i " deklaruar luftė " kauzave tė thella tė konflikteve tė armatosura e tė terrorizmave qė kanė pėrgjakur njė pjesė tė madhe tė shekullit tė kaluar dhe vazhdojnė tė karakterizojnė edhe fillimin e shekullit tė ri: mungesa e demokracisė dhe e lirisė pėr miliarda njerėz qė jetojnė nėn regjimet diktatoriale dhe autoritare;

Sheh:

Nė Konferencėn e Dytė Ndėrqeveritare tė Bashkėsisė sė Demokracive qė do tė zhvillohet ne Seul nė Korenė e Jugut nga 10 deri mė 12 nėntor, dhe nė mbledhjen paralele tė Organizatave Jo Qeveritare, forumin e parė ndėrkombėtar nė tė cilin tė paraqitet projekti pėr lindjen e Organizimit Botėror tė Demokracive pėr krijimin e Organizatės Botėrore tė Demokracisė;

Vendos t'i propozojė Forumit jo Qeveritar tė Konferencės sė dytė tė Bashkėsisė sė Demokracive, dhe nėpėrmjet kontakteve me delegacionet qeveritare, edhe forumit qeveritar, adoptimin e kėtij projekti:

1) Krijimin formal tė njė Sekretariati tė pėrhershėm tė Bashkėsisė sė Demokracive i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė grupit tė vendeve promovuese, qė tė ketė pėr detyrė zbatimin e plotė tė Deklaratės sė Varshavės tė vitit 2000, tė Planit tė veprimit qė do tė adoptohet nga Konferenca e Seulit dhe tė vazhdojė me pėrpilimin e njė projekti qė nėpėrmjet Konferencės ndėrqeveritare pėrgatitore tė mund tė arrijė nė thirrjen e njė konference diplomatike, e cila tė cojė nė formalizimin e lindjes se Organizatės Botėrore tė Demokracisė;
2) Krijimin formal tė " Democracy Caucuses ", ose tė grupeve tė vendeve demokratike, brenda sistemit tė Kombeve tė Bashkuara dhe tė organizatave tė tjera ndėrkombėtare rajonale si Kėshilli i Evropės dhe Organizata e Shteteve Amerikane, duke u nisur nga sa ėshtė sanksionuar nė Deklaratėn e Varshavės dhe nė Komunikatėn e pėrbashkėt tė Ministrave tė Jashtėm tė grupit tė vendeve promovuese, adoptuar nė shtatorin e vitit 2000, qė duhet tė thirren tė paktėn 6 herė nė vit pėr tė diskutuar mbi temėn e zbatimit efektiv tė Kartave themeluese tė kėtyre organizatave ndėrkombėtare;
3) Nė selitė ndėrkombėtare kompetente dhe nė selinė e "Democracy Caucuses", t'i jepet pėrparėsi zbatimit tė kriterit mbi respektimin e tė drejtave tė njeriut e tė parimeve demokratike nė rastin e zgjedhjes sė Shteteve si organe tė kėtyre organizatave dhe nė rastin e zgjedhjes sė ekspertėve brenda organeve tė monitorizimit;
4) Tė promovohen si nėpėrmjet Komisionit tė tė drejtave tė njeriut, ashtu edhe nėpėrmjet Asamblesė sė Pergjithshme rezoluta qė tė kenė si objektiv krijimin e njė Komiteti Pėrgatitor me detyrėn pėr tė paraqitur propozime pėr njė segment tė ri tė sė drejtės ndėrkombėtare, qė mund tė sjellė lindjen e Organizatės Botėrore tė Demokracisė ;
5) Tė promovohen nėpėrmjet Kombeve tė Bashkuara iniciativa qė, edhe nėpėrmjet rezolutave tė miratuara nga Asambleja e Pėrgjithshme, t'i njohin Kėshillit tė Sigurimit kompetencat nė situatat ku dhunimi sistematik i tė drejtave tė njeriut, i demokracisė, i shtetit tė sė drejtės konsiderohet njė kėrcėnim pėr paqen dhe sigurinė ndėrkombėtare.
OTHER LANGUAGES
MOZIONE GENERALE
GENERAL MOTION APPROVED BY THE 38TH CONGRESS OF THE TRP
GHENERALA MOCIO.APROBITA DE LA 38a KONGRESO DE TRM
CONGRES PR : LA MOTION GENERALE APPROUVEE
CONGRESO PR: LA MOCION GENERAL HA SIDO APROBADA